Fotot/ Historike! Një grua do të luajë futboll për ekipin e meshkujve, njihuni me Yuki Nagasato

10/09/2020 17:44

Futbollistja Yuki Nagasato, kampione bote në vitin 2011 me Japoninë dhe medalje e argjendtë në Lojërat Olimpike 2012 të Londrës, do të luajë për ekipin e meshkujve Hayabusa Eleven, pas një huazimi historik për të hapur rrugën për krijimin e federatës së ekipeve me gjini të përziera.

Nagasato, 33 vjeç, ka luajtur për ekipin amerikan Chicago Red Stars në Ligën e grave në vitin 2017. Sulmuesja u huazua në ekipin e meshkujve në divizionin e dytë të ligës në prefekturën Kangawa, në jug të Tokios,shkruan gazeta shqip. Ajo do të luajë deri në vitin 2021, sipas detajeve të dhëna këtë të enjte nga ekipi i saj.

“Ju lutem mbështesni sfidën historike të Nagasatos për të përzierë femrat me ekipet e meshkujve,” shkruan në rrjetet sociale ekipi i Hayabusa Eleven.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA