SHBA/ Policia qëllon me armë 13-vjeçarin autik kur e ëma i thërret për ndihmë

09/09/2020 19:33

Një djalë 13-vjeçar nga Utah, në SHBA është qëlluar disa herë me armë nga oficerët e policisë, pasi nëna e tij i telefonoi për ndihmë gjatë një krize nervore që i biri po kalonte.

Linden Cameron, i cili vuan nga forma autike Asperger, është tashmë në gjendje të rëndë në spital, tha nëna e tij.
Golda Barton tha se thirri policinë duke besuar se do të përdornin forcën më minimale ndaj tij.

Autoritetet thanë se incidenti është duke u hetuar. Barton tha se kishte telefonuar në numrin e emergjencës 911 për të thënë se djali i saj kishte nevojë të dërgohej në spital. Linden po kalonte një krizë pasi ishte dita e saj e parë e rikthimit në punë dhe ai pësoi një krizë “ankthi të ndarjes”.

“Unë i thashë atyre se është i paarmatosur, nuk ka asgjë, vetëm nevrikoset dhe ulëret e bërtet. Ai është një fëmijë, kërkon të ketë vëmendje, nuk di si ta balancojë këtë”, tha Barton.

Në konferencën për shtyp përfaqësues të policisë thanë se ishin thirrur në një incident “dhune psikologjike”, dhe se kishte raportime se djali po kërcënonte njerëz me një armë. Oficerët thanë se kishin qëlluar ndaj tij kur kishte tentuar të largohej me vrap.

Sipas një peticioni online për mbledhjen e fondeve për faturat mjekësore Linden Cameron kishte pësuar plagë “në shpatull, në të dy kaviljet, në zorrë dhe në legen”.

Sipas të dhënave të përdirtësuara të gazetës Washington Post, 1,254 njerëz me probleme mendore janë vrarë me armë nga policia e SHBA që prej vitit 2015, që janë 22% e të gjithë njerëzve të vrarë nga policia në këtë periudhë.

FOTO GALERI
2/3
Brutaliteti i policise ne SHBA ka shkaktuar protesta te gjera

Top Channel