Libri i ri: Trump thotë se SHBA ka armë sekrete bërthamore që Putin e Xi “nuk i kanë parë as në ëndërr”

09/09/2020 21:21

Rreziku i luftës së 3-të botërore duket se po ndizet përsëri pasi Presidenti amerikan Donald Trump ka rrëfyer se SHBA zotëron armë sekrete bërthamore që rivalët e tij Vladimir Putin e Xi Jinping “nuk i kanë parë as në ëndërr”.

Presidenti bëri komentet e tij shokuese për armët “e pabesueshme” bërthamore gjatë një reflektimi sesa pranë erdhi konflikti nuklear me Korenë e Veriut.
Gazetari i Washington Post, Bob Woodward tregonte se si Trump i kishte rrëfyer se ai zotëronte “armë që nuk i ka pasur kurrë asnjë president amerikan”.

Në librin e tij ‘Rage’ (Tërbim), presidenti Trump raportohet se thotë: “Kam ndërtuar një sistem armësh bërthamore – që askush nuk kishte dëgjuar më parë në këtë vend. Gjëra që Putin e Xi nuk i kanë parë as në ëndërr”.

Woodward shkruan më tej se burime anonime i kanë konfirmuar se ushtria e SHBA vërtet ka një sistem të ri sekret armatimi, por dhe vetë burimet ishin çuditur që Trump e kishte përmendur këtë informacion”.

Në libër thuhet gjithashtu se Trump e dinte se kriza e koronavirusit do të ishte shumë më e rëndë nga sa ai fliste publikisht, shkruan Express.co.uk.

FOTO GALERI
2/3
Presidenti rus gjithashtu pretendon superioritet armatimi me SHBA

Top Channel