India shokohet nga përdhunimi i gjyshes 86-vjeçare

09/09/2020 20:02

Janë shumë përdhunimet që raportohet çdo vit nga India por disa dallohen nga të tjerat si vërtet shokuese.

Në një prej këtyre rasteve, policia e kryeqytetit Delhi ka arrestuar një burrë në të 30-at për përdhunimin e një gjysheje 86-vjeçare.

“Gruaja po qëndronte jashtë shtëpisë së saj mbrëmjen e të hënës kur iu afrua sulmuesi,” tha Swati Maliwal, drejtuese e komisionit të grave të Delhi.

“Ai i tha se burri që i sillte qumështin te moshuares nuk do të vinte prandaj ofroi ta shoqëronte diku ku të blinte qumësht”.

Maliwal tha më tej se gruaja e moshuar me besim pranoi ta shoqëronte por sulmuesi e çoi në një fermë aty pranë ku e përdhunoi.

“Ajo qante dhe i lutej ta lëshonte por ai e sulmoi pa mëshirë dhe e goditi kur tentoi të rezistonte”.
Fshatarët vendas dëgjuan thirrjet e saj dhe e shpëtuan, ndërsa sulmuesi iu dorëzua policisë.

Maliwal kishte vizituar të mbijetuarën e sulmit në shtëpi dhe e përshkruante takimin si ‘zemërthyes’.

“Duart e saj ishin plot me rrudha. Ishte shokuese të dëgjoje atë që kishte kaluar. Kishte shenja dhune në fytyrë dhe në trup, madje dhe gjakderdhje vaginale”.
Maliwal tha se kishte kërkuar dënim me vdekje për sulmuesin, të cilin e përshkruante si “jo-njerëzor”.

“Do i shkruaj gjykatësit të Delhi dhe guvernatorit që të kryen procedurat që ai të varet brenda gjashtë muajve”.

Përdhunimet e dhuna seksuale kanë qenë në evidencë në Indi që prej dhjetorit 2012 kur një studente 23-vjeçare u përdhunua dhe abuzua në grup në një autobuz në lëvizje në Delhi. Ajo vdiq disa ditë më vonë nga plagët. Katër të akuzuarit u varën në mars, por numrat e sulmeve seksuale nuk kanë pësuar ulje të konsiderueshme.

FOTO GALERI
2/17

Top Channel