Kryetari i kuvendit Gramoz Ruci i ka dërguar një shkresë të gjitha partive politike ku u kërkon të dërgojnë përfaqësues për komisionin e posaçëm parlamentar që do të shqyrtojë dhe përzgjedhë anëtarët e KQZ-s së re.

Sakaq prej datës 29 Gusht 2020 kuvendi ka shpallur njoftimin duke ftuar të interesuarit të aplikojnë për vendet vakante në Komisioner Shtetëror të Zgjedhjeve, Nënkomisioner Shtetëror të Zgjedhjeve, 5 anëtarët të Komisionit Rregullator dhe 5 anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Në edicionin e lajmeve të orës 12:00 në Top Channel gazetari Muhamed Veliu raportoi se deri më tani kanë aplikuar vetëm dy persona.

Ata janë:

Naim Mëçalla për të 4 pozicionet e organeve të reja të KQZ.

Ndërsa Redinela Beqiraj për Komisionin e Ankimimit.

Top Channel ka mësuar po ashtu se për vendet vakante në KQZ të re do të futen në garë edhe ish kryetarja e KQZ Lefteri Lleshi e cila do të dorëzojë dokumentacionin në ditët në vazhdim.

Kuvendi Shqipërisë thotë se çdo individ i interesuar mund të aplikojë edhe për më shumë se një nga pozicionet e mësipërme në rast se i plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Kërkesa për shprehjen e interesit, e shoqëruar me dokumentacionin duhet të paraqitet brenda datës 18 shtator 2020 në zyrën e protokollit të Kuvendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA