Befasia e Trump për Vuçiç/ Ambasada e Beogradit në Jeruzalem, Presidenti serb para faktit të kryer

06/09/2020 12:05
US President Donald Trump signs a document as Kosovar Prime Minister Avdullah Hoti (R) and Serbian President Aleksandar Vucic (L) sign an agreement on opening economic relations, in the Oval Office of the White House in Washington, DC, on September 4, 2020. (Photo by Brendan Smialowski / AFP) (Photo by BRENDAN SMIALOWSKI/AFP via Getty Images)

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e përshkroi një ditë më parë si sukses për vendin e vet marrëveshjen e firmosur në Washington, duke renditur aty të mirat që do të kishte sipas tij Serbia.

Por pamjet filmike të shkëputura nga momenti kur presidenti Donald trump njoftoi zhvendosjen e ambasadës serbe në Jeruzalem, tregojnë qartë befasinë e kreut të shtetit serb, sjellja e të cilit është ajo e një njeriu të gjendur papritur para faktit të kryer. Sapo Trump bën deklaratën e fortë duke theksuar se kjo është pikë e paktit, Vuçiç rrotullon sytë, pastaj nis të shfletojë marrëveshjen që ka përpara sikur kërkon të verifikojë diçka dhe në fund, vë kalon dorë mbi flokë, qartazi i sikletosur.

Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi së fundi zyrtarisht vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën dhe hapjen e ambasadës së saj në Jerusalem. Në deklaratën e saj për shtyp, njoftohet gjithashtu zhvendosja e ambasadës serbe në atë që e përshkruan si “ kryeqyteti i përjetshëm i shtetit të Izraelit, do të përbëjë një urë paqeje për të gjithë botën”. Sakaq, disa raporte në media pretendojnë se kreu i zyrës për Kosovën dhe Metohinë në qeverinë serbe, Marko Gjuric, është ofenduar nga një postim I zëdhënëses së ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila sipas Ria Novosti hoqi paralele me qëndrimit në karrige të dy liderëve, por sidomos atij serb përpara Trump, me skenën e famshme të Sharon Stone nga filmi Basic Instinct.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA