Rritje rekord në Izrael/ Covid-19, 3 mijë të infektuar brenda një dite!

03/09/2020 14:07

Rritje rekord të rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) brenda një dite regjistroi Izraeli duke tejkaluar shifrën prej 122 mijë.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 3.073 raste të reja me koronavirus u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit, numri më i lartë ditor në Izrael që nga fillimi i pandemisë.

Gjatë tre muajve të fundit, shifra mesatare ditore në vend ishte midis 1.500 deri në 2.000 raste. Sipas ministrisë, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 tani arrin në 122.539, përfshirë 969 vdekje dhe 97.872 të shëruar.

Së paku 418 pacientë janë në gjendje kritike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA