Gjyqi i mësueses/ 15 vjeçari u përfshi në lidhjen e ndaluar me të për të tërhequr vëmendjen e ish-të dashurës

03/09/2020 16:09

Adoleshenti zemërthyer në qendër të gjyqit të mesueses 33 vjeçare të akuzuar për aktivitet seksuale me të mitur, tha sot se kishte nisur historinë për të tërhequr vëmendjen e ish-të dashurës që e kishte lënë.

Nxënësi 15 vjeçar thotë se mësuesja 33 vjeçare Kandice Barber e mori me makinën e saj fuoristradë dhe e çoi në një zonë pyjore ku bëri seks me të.

Prokurorët thanë se Barber i kishte sugjeruar se mund të jetë shtatzënë me fëmijën e djalit, prandaj i kërkonte të heshte që biri të mos lindte në burg.

Nadia Chbat, mbrojtëse e Barber, tha se djali, i cili nuk është emëruar për arsye ligjore, i kishte treguar ish-të dashurës në komunikimet online imazhin e zhveshur të mësueses Barber si provë të lidhjes, dhe ajo e kishte këshilluar të shkonte në polici.

Në tekstet e lexuara në gjykatë thuhej se ish-e dashura kishte thënë: “Nëse ajo të afrohet përsëri do më thuash mua. Kjo nuk është shaka, ajo është një ‘pedo’. Gjithsesi njerëzit po e marrin vesh tani për ty dhe zonjën Barber, meqë ra fjala.”

Gjatë ekzaminimit të djalit avokatja Chbat pyeti: “Ti duket se po i thoje që kishte shkuar në polici por kjo nuk është e vërtetë. Përse po i gënjeje ish-të dashurës tënde për këtë në janar?
Djali u përgjigj: “Nuk doja që të dinte për të gjithë situatën. Unë nuk e ndoqa këshillën e saj dhe ajo mund të nevrikosej me mua.”

Avokatja Chbat u përgjigj: “Ajo nuk do të të kishte folur më prandaj? Ti po e bëje vetëm të tërhiqje vëmendjen e saj? Dhe ajo vërtet ishte e shqetësuar për ty”.
Barber, tashmë 35 vjeçe mohon akuzat seksuale me të mitur duke përfituar nga pozita e besimit.
Gjyqi vazhdon.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/09/02/mesuesja-e-martuar-kryente-marrdhenie-me-nxenesin-15-vjecar-ne-fushe-fotot-qe-i-dergonte-shperndaheshin-ne-gjithe-shkollen/

FOTO GALERI
4/5
Ajo ka mohuar akuzat në lidhje me djalin, duke përfshirë dhe atë për thyerje të besimit publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA