Mësuesja e martuar kryente marrdhënie me nxënësin 15-vjeçar në fushë, fotot që i dërgonte shpërndaheshin në gjithë shkollën

02/09/2020 16:52

Një mësuese e martuar britanike kishte bërë seks me nxënësin e saj 15-vjeçar në një fushë, ndërsa fotot e zhveshura që i dërgonte atij shpërndaheshin në të gjithë shkollën, u tha sot në gjyqin e saj në Angli.

35 vjeçarja Kandice Barber, i kishte thënë djalit se mund të ishte shtatzënë me beben e tij, pasi kishte fjetur me të pas një ceremonie sportive, në një shkollë të mesme në Buckinghamshire.

Barber, e cila i tha policisë së llogaria e saj e mesazheve mund të jetë infiltruar, ka mohuar akuzat në lidhje me djalin, duke përfshirë dhe atë për thyerje të besimit publik.
Drejtori i shkollës besohet se zbuloi për marredhënien sekrete kur fotot e zhveshura të mësueses nisën të qarkullonin në të gjithë shkollën.

Gjykata e Aylesbury dëgjoi të thuhej se Barber e kishte marrë të riun në makinën e saj, e kishte çuar në një zonë të veçuar ku kishte bërë seks me të.

Në gjyq u tha më tej se mësuesja, e cila ka vetë fëmijë në moshë shkollore, ishte takuar dhe dy herë të tjera me djalin dhe i kishte dërguar foto të zhveshura të vetes, të cilat më pas u qarkulluan gjerësisht nëpër shkollë.

Prokurori Richard Milne, tha: “Kemi të bëjmë me një mësuese të rritur që bën seks me një nxënës në shkollën ku jepte mësim. Mbrëmjen e 27 shtatorit 2018 ajo shkoi te ai dhe i kërkoi të përdorte telefonin e tij. Ajo vendosi të dhënat e saj në llogarinë e tij Snapchat dhe nisi t’i dërgonte mesazhe. Ajo i tregonte se ishte duke bërë banjë ose dush, dhe e pyeste nëse donte të takohej me te”.

Milne shtoi: “Viktima nuk është krenar për atë që ka ndodhur, ai nuk mburrej me të. Ajo i kishte propozuar një surprizë për ditëlindjen e tij të 16-të, i propozoi te shkonin ne një hotel por ai me mirësjellje refuzoi”.

Barber ishte arrestuar në 12 mars të vitit të shkuar por mohonte se kishte bërë seks me djalin, ndersa pranoi se i kishte dërguar foto të zhveshura të vetes.
Duke shpjeguar mbi ‘pozitën e besimit’ Milne tha: “Në Angli dhe Uells mësuesit nuk lejohen të kenë lidhje seksuale me nxënësit dhe kjo nuk ka të bëjë me moshën e lejuar të pranimit, sepse ata janë në një pozitë besimi, qofshin meshkuj apo femra”.

Top Channel