Përplasen dy trena pranë Bratislavës, raportohet për shumë të lënduar
Adoleshenti zemërthyer në qendër të gjyqit të mesueses 33 vjeçare të akuzuar për aktivitet seksuale me të mitur, tha sot se kishte nisur historinë për të tërhequr vëmendjen e ish-të dashurës që e kishte lënë.
Nxënësi 15 vjeçar thotë se mësuesja 33 vjeçare Kandice Barber e mori me makinën e saj fuoristradë dhe e çoi në një zonë pyjore ku bëri seks me të.
Prokurorët thanë se Barber i kishte sugjeruar se mund të jetë shtatzënë me fëmijën e djalit, prandaj i kërkonte të heshte që biri të mos lindte në burg.
Nadia Chbat, mbrojtëse e Barber, tha se djali, i cili nuk është emëruar për arsye ligjore, i kishte treguar ish-të dashurës në komunikimet online imazhin e zhveshur të mësueses Barber si provë të lidhjes, dhe ajo e kishte këshilluar të shkonte në polici.
Në tekstet e lexuara në gjykatë thuhej se ish-e dashura kishte thënë: “Nëse ajo të afrohet përsëri do më thuash mua. Kjo nuk është shaka, ajo është një ‘pedo’. Gjithsesi njerëzit po e marrin vesh tani për ty dhe zonjën Barber, meqë ra fjala.”
Gjatë ekzaminimit të djalit avokatja Chbat pyeti: “Ti duket se po i thoje që kishte shkuar në polici por kjo nuk është e vërtetë. Përse po i gënjeje ish-të dashurës tënde për këtë në janar?
Djali u përgjigj: “Nuk doja që të dinte për të gjithë situatën. Unë nuk e ndoqa këshillën e saj dhe ajo mund të nevrikosej me mua.”
Avokatja Chbat u përgjigj: “Ajo nuk do të të kishte folur më prandaj? Ti po e bëje vetëm të tërhiqje vëmendjen e saj? Dhe ajo vërtet ishte e shqetësuar për ty”.
Barber, tashmë 35 vjeçe mohon akuzat seksuale me të mitur duke përfituar nga pozita e besimit.
Gjyqi vazhdon.
Top Channel