Broja e Çekiçi s’e fshehin gëzimin/ Janë risitë e Kombëtares

01/09/2020 21:04

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Nations League me Bjellorusinë dhe Lituaninë në 4 dhe 7 shtator. Trajneri Edy Reja bëri disa risi këtë radhë në listën e të grumbulluarve teksa solli Armando Broja që nuk do të luajë ndaj Bjellorusisë sepse është i skualifikuar, megjithatë 18 vjeçari shpreson që trajneri italian t’i japë minuta për ndeshjen me Lituaninë.

“Kam shumë emocione, jam ende 18 vjec dhe jam shumë i kënaqur që jam pjesë e skuadrës A. Do të mungoj në ndeshjen e parë për kartonin e kuq me U19 por shpresoj që të luaj disa minuta në ndeshjen e dytë për të mësuar gjëra. Po stërvitem me skuadrën, por unë shpresoj të luaj në ndeshjen e dytë, por edhe nëse kjo nuk do të ndodhë do të jetë një eksperiencë për mua. shpresoj që trajneri të më japë minuta që të tregoj veten dhe të bind trajnerin që të më aktivizojë edhe në ndeshje të tjera”, tha Broja.

Një tjetër risi e Edy Rejas për këto dy ndeshje është grumbullimi i Endri Çekiçi, një ftesë të cilën futbollisti theksoi se kishte kohë që e priste: Është një ftesë që kisha vite që e prisja është një ëndërr e bërë realitet. Pas kësaj kam ëndrra më të mëdha. duke nisur që nga dita që iu bashkova ekipit duhet të tregoj veten se përse kam ardhur këtu dhe nëse trajneri mund të shohë nëse mund të mbështetet tek unë apo jo jam shumë i lumtur që jam këtu dhe shpresoj që të jap maksimumin.

Për sfidat me Bjellorusinë dhe Lituaninë, Edy reja nuk do të ketë në dispozicion Marash Kumbullën të dëmtuar, ndërkohë që probleme shfaqën edhe Roshi e Gjimshiti që në seancën e paradites punuan të diferencuar nga skuadra. Një tjetër problem i kombëtares është edhe bllokimi i Lenjanit dhe Kamberit në Zvicër për shkak të masave anticovid të marra nga qeveria helvete, me lojtarët që me shumë mundësi mund të mos bashkohen me skuadrën as në ditët e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA