Policia Rrugore e qarkut Gjirokastër ka arrestuar 4 shtetas, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
Janë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore të qarkut, jo vetëm për menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, por dhe për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetet në gjendje të dehur, që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë, nuk vendosin rripin e sigurimit apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.
Nga kontrollet e ushtruara në muajin gusht, janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh, 1 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjatë muajit gusht janë proceduar administrativisht gjithsej 1287 drejtues mjetesh.
Konkretisht janë vendosur:
• 710 masa për parakalime të gabuara;
• 43 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
• 29 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;
Janë dërguar në OASH 10 drejtues mjetesh, 2 prej tyre për përdorim të pijeve alkoolike.
Janë bllokuar 3 automjete.
Policia Rrugore e qarkut Gjirokastër falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.
Top Channel