Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare Thimio Kondi, ish-kreu i Gjykatës së Lartë dhe dikur ministër i Drejtësisë

26/08/2020 08:35

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare kostitucionalisti Thimio Kondi.

Mësohet se Kondi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, pas të cilës nuk mundi të mbijetojë.

Kondi ka mbajtur një sërë detyrash të rëndësishme, ku nga viti 1997 deri në 1999 ka ushtruar detyrën si Ministër i Drejtësisë. Më pas, nga 1999 deri në 2008 ka qenë kryetar i Gjykatës së Lartë.

Ai u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1977. Nga viti 1978 deri në vitin 1982 ushtroi detyrën gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Në vitet 1982-1990 punoi si specialist në Sektorin e Studimeve në Gjykatën e Lartë dhe gjatë viteve 1990 – 1992 ishte drejtor i Drejtorisë së Studimeve në Ministrinë e Drejtësisë.

Në vitet 1995 – 1997 ushtroi profesionin e avokatit pranë Qendrës Shqiptare të Të Drejtave të Njeriut. Në vitet 1992 – 1994 ushtroi funksionin e Gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese. Në vitet 1997 – 1999 punoi si ministër i Drejtësisë. Në vitet 1999 – 2008, Kondi ushtroi detyrën kryetar i Gjykatës së Lartë. Gjatë viteve 1999 – 2008 Kondi ushtroi funksione dhe detyra ex-officio të tilla si anëtar i Këshillit Të Lartë Të Drejtësisë, kryetar i Bordit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, kryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare. Gjatë viteve 2008- 2013 ushtroi profesionin si avokat. Kondi ishte anëtar i Bordit Këshillimor të Shoqatës Ndërkombëtare për Administrimin e Gjykatave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA