Fotot/ Njihuni me parqet urbane më të bukura të Amerikës

26/08/2020 17:24

Njeriu çdo ditë e më shumë kupton se natyra është e rëndësishme dhe se pa të nuk do të kishte jetë.

“Parqet e qytetit nuk kanë qenë kurrë më të rëndësishme për të lehtësuar stresin dhe ankthin, për të përmirësuar shëndetin tonë fizik dhe për t’u lidhur me natyrën dhe njëri-tjetrin,” thotë Diane Regas, presidentja e “Fondi për Hapësirat Publike” në Amerikë.

Aktiviteti në natyrë dhe ajri i freskët kontribuojnë në shëndetin fizik dhe emocional kështu që, sapo të zhduket pandemia dhe të kemi mundësi të udhëtojmë përsëri, shikoni disa nga parqet më të bukura në Amerikë që mund të vizitoni.

FOTO GALERI
3/10
PARKU RIVERFRONT I ndërtuar për Panairin botëror në 1974, parku prej 100 hektarësh përgjatë lumit Spokane të Uashingtonit është më i preferuari nga turistët e asaj zone. Kur e eksploron zbulon një dhi që ha mbeturina, një skulpturë metalike që thith plehrat me vakum dhe një kamionçinë shumë të gjatë me një dorezë që shërben si rrëshqitje. Pa folur pastaj për darkat ku dritat bijnë në lumë dhe mund ta merrni me mend atmosferën që krijohet aty.

Top Channel