Nëse do të jetë Tirana apo Crvena Zvezda ajo që do të avancojë në raundin tjetër të Ligës së kampioneve, këtë do ta mësojmë mbrëmjen e kësaj të marte.

Por si në kampin e bardhebluve, ashtu dhe në skuadrën serbe, preferojnë të luajnë me kujdes edhe në daljet publike. Trajneri i kampionëve të Shqipërisë, Emanuel Egbo vlerësoi rivalët.

Në kampin tjetër Dejan Stankovic, ish futbollisti i njohur që tani drejton kampionët e Serbisë, shmangu pyetjet grackë mbi provokimet duke u fokusuar te sporti.

“Kam ardhur të luaj futboll dhe asgjë tjetër. Të tjerat nuk më interesojnë. Nëse unë mendoj se duhet ta ndaloj ndeshjen, do ta ndaloj. Futboll është luajtur para kësaj ndeshje, do të luhet edhe pas kësaj. Më vjen keq që nuk ka tifozë, pasi ata janë një pjesë e rëndësishme e futbollit. Nuk kemi pasur asnjë problem, nuk e di çfarë shkruhet në media por kombëtaren e Shqipërisë nuk e njoh mirë, thjesht njoh De Biasin dhe Panuccin”, u shpreh Dejan Stankovic.

Trajneri i Crvena Zvezdës, Stankovic vlerësoi Tiranën duke ia lënë bardhebluve rolin e favoritit.

“Tirana është një ekip i ri dhe shumë i organizuar, ka shpejtësi dhe një bllok shumë të mirë. Këtë e tregoi edhe në ndeshjen kundër Dinamo Tbilisit. Me sa kam kuptuar trajneri i Tiranës ka marrë rolin e favoritit. Ne duhet të kemi durim dhe të kërkojmë fitoren”, shton Dejan Stankovic.

Tirana do të luajë ndaj Crvena Zvezda të martën në orën 20:00 në stadiumin Air Albania, në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

FOTO GALERI
1/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA