Vdekjet nga Covid-19 në SHBA duhet të fillojnë të bien javën e ardhshme, tha drejtori i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Robert Redfield, i cituar nga CNN.

Deri më tani, më shumë se 5.5 milionë amerikanë janë infektuar dhe të paktën 174.250 kanë ndërruar jetë nga sëmundja sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Mesatarja e 1.000 vdekjeve në ditë vazhdon atje prej të paktën 24 ditësh rresht, por Redfield shpreson që situata të ndryshojë pas disa ditësh.

“Urojmë që javën e ardhshme dhe atë pasardhëse të nisim të shohim një rënie të nivelit të vdekjeve” u shpreh ai.

Mesazhi i ekspertit të rëndësishëm vjen në kohën kur edhe një zyrtar i administratës Trump tha se trendi i sëmundjes tani  “po shkon në drejtimin e duhur”. Redfield tërhoqi megjithatë vëmendjen se teksa rastet bien në zonat e kuqe, tek ato të verdhat në zemër të vendit, gjendja paraqitet shqetësuese.

“Tani është Amerika Qendrorë ajo që po mbërthehet prej koronavirusit”, u shpreh mjeku, duke kërkuar të bëhet kujdes ndërsa theksoi se “ në këto momente, nuk na nevojitet një valë e tretë, dhe duhet ta shmangim me sa të mundim një gjë të tillë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA