Fillimi i vitit të ri shkollor në pandemi parashihet të rrisë shpenzimet e qeverisë për mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjik, Ramë Likaj ka kërkuar buxhet shtesë për angazhimin e 1 mijë mësimdhënësve rezervë, të cilët bazuar në masterplanin e hartuar, do të shfrytëzohen në rastet kur mësimdhënësit e rregullt mund të infektohet me koronavirus apo klasat të ndahen në disa grupe.
Shpërndarja e tyre nëpër komuna do të bëhet bazuar në kërkesat e shkollave.
Gatishmëri për ndihmë financiare shprehu Kryeministri, Avdullah Hoti, i cili tha se miratimi i planit do të bëhet në mbledhjen e ardhshme.
Likaj po ashtu ka kërkuar që masterplani të hartohet në kuadër të pakos Covid 19, i cili mundëson dhe lehtësim në procedura të prokurimit. Derisa ka informuar se komunat kanë shprehur gatishmëri për fillimin e procesit mësimor.
Bazuar në situatën pandemike, ministria ka paraparë tri variante të zhvillimit të procesit mësimor. Varianti i parë është kthimi i tërë nxënësve në klasa, varianti i dytë ndarja e nxënësve në dy grupe të cilët me rrotacion mund ta ndjekin një javë mësimin në klasa dhe një javë online, kurse varianti i fundit është që të gjithë të ndjekin mësimin vetëm online.
Top Channel