Shantazh për para! Futi copa të mprehta metali në kavanozat me ushqim bebesh, arrestohet 45-vjeçari

20/08/2020 14:03

Futi copa të mprehta metali në kavanozat e ushqimit të bebeve që të çahen dhe pastaj u përpoq të shantazhonte rrjetin e supermarketeve Tesco që i shesin ato.

Fermeri 45-vjeçar britanik Nigel Wright vendosi disa kavanoza të tillë në dy markete të ndryshme dhe pastaj, përmes një serie email-esh dhe mesazhesh kërcënuese, pretendoi që firma t’i paguante 1,4 milionë paundë në bitcoin që ai të tregonte vendndodhjen e tyre.

“Duhet të veproni shpejt që të shpëtoni klientët tuaj”, thuhej në një njërin nga mesazhet. “Imagjinoni pak gojën e një foshnjeje të bërë copë dhe gjakun që i shpërthen. Duhet të paguani që t’i shpëtoni”, shkruante 45-vjeçari.

Wright pretendon se është pjesë një grupi më të gjerë fermerësh të zemëruar nga çmimi i ulët me të cilin blihet qumështi i tyre. Dy nëna të reja lajmëruan se kishin gjetur objekte të mprehta metali në ushqimin e fëmijëve të tyre. Kjo bëri që të tërhiqen mijëra kavanoza të këtij lloji nga raftet e dyqaneve.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA