Lufta në Lindjen e Mesme, reagon Trump: Nuk do të ketë tarifa në Ngushticën e Hormuzit gjatë armëpushimit, por nëse nuk arrihet marrëveshja… 20/06 22:40
Një helikopter për shuarjen e zjarreve është rrëzuar e për pasojë ka humbur jetën piloti i helikopterit, i cili ishte personi i vetëm në bord.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Coalinga-s në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thanë autoritetet. Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi zjarrfikësit po luftojnë me qindra vatra zjarri.
Mijëra njerëz në zonat afër San Francisko janë evakuar për shkak të zjarreve masive që kanë përfshirë rajonin. Më i rrezikuar është qyteti i Vacaville me rreth 100 mijë shtëpi dhe që shtrihet mes San Francisko dhe Sacramento, shkruajnë mediat e huaja.
Top Channel