Kim Jong-un i kalon të tjera pushtete të motrës prej “stresit”, sipas inteligjencës

20/08/2020 17:24

Një agjenci inteligjence tha së fundmi se udhëheqësi autoritar i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka kaluar të tjera pushtete në dorë të motrës së tij, sepse është i stresuar.

Motra e Kim, Kim Yo-jong është ngritur gradualisht në elitën e vendit komunist dhe tashmë konsiderohet prej shumë vëzhguesve si aleatja më e ngushtë e të vëllait.

Agjencia e kombëtare e inteligjencës në Korenë e Jugut tha se lëvizja është bërë pasi Kim përballet me “nivele të mëdha stresi”.

36 vjeçari raportohet se i kaluar së fundmi motrës së tij detyrat e menaxhimit të marrdhënieve me Korenë e Jugut dhe me SHBA.

Përfaqësuesi i opozitës koreano-jugore Ha Tae-kyung, tha në një takim me mediat se agjencitë e inteligjencës kishin verejtur “delegim të pushteteve” nga Kim te motra e vogël.

“Kim Jong-un ushtron pushtetin e tij absolut por në krahasim me të kaluarën, një pjesë e këtij autoriteti po transferohet gradualisht. Kjo mund të vijë nga nivelet e larta të stresit, dhe ndoshta edhe prej arsyes së Kim kërkon ta distancojë veten nga dështimet e regjimit. Motra e Kim nuk është e vetmja që po merr pjesë nga pushtetet pasi diktatori i ka dhënë detyra të reja dhe figurave të tjera të regjimit”.

FOTO GALERI
2/6
Ajo shihet tashmë si gruaja më e fuqishme në vend dhe konsulentja më e afërt e vëllait të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA