Crans-Montana, hoteli mbyllet për shkelje të rregullave të sigurisë nga zjarri
Një përfaqësues amerikan për armët tha të martën se Uashingtoni pret tani përgjigjen ruse ndaj kushteve amerikane për të zgjatur paktin e rëndësishëm Traktati Strategjik për Pakësimin e Armëve (START).
“Rusia e kupton qëndrimin tonë dhe presim të shohim nëse Moska do të tregojë vullnetin politik për ta kryer këtë marrëveshje,” tha i Dërguari Special për Kontrollin e Armëve, Marshall Billingslea. “Topi është në fushën e rusëve,” tha ai. Zyrtari amerikan i bëri komentet në një telefonatë me gazetarët pas raundit të fundit të bisedimeve në Vjenë me Zv/Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Riabkov.
Traktati, i cili skadon në shkurt, vendos kufizime mbi dislokimin e armëve bërthamore. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga shtimi i arsenalit rus me armë bërthamore me rreze të shkurtër veprimi që nuk mbulohen nga traktati i vitit 2010. Uashingtoni ka kërkuar vënien në zbatim të një sistemi më të fortë verifikimi.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që edhe Kina të përfshihet në paktin e ri që do të zëvendësojë traktatin ekzistues, por zoti Billingslea foli me tone më të buta, duke thënë se korniza kontrolluese do të krijohet në mënyrë të tillë që “lejon përfshirjen e Kinës në kohën e duhur”. Uashingtoni u tërhoq nga Traktati i vitit 1987 për Armët Bërthamore pasi argumentoi se Rusia kishte dislokuar raketë kruz në kundërshtim me marrëveshjen. Rusia tha se bazuar në rrezen e veprimit, raketa nuk mbulohej nga traktati në fjalë.
Shtetet e Bashkuar po përpiqen të negociojnë një marrëveshje të re që përfshin të gjitha mbushjet bërthamore. Rusia thotë se nuk do parakushte.
“Rusia do zgjatjen e traktatit Start, por jo me çdo çmim,” tha zoti Riabkov përmes ambasadorit të tij në zyrën e OBK-së në Vjenë.
Top Channel