Trupi i refugjatit 16 vjeçar del në brigjet franceze pas tentativës për të kaluar në Britani

19/08/2020 18:01

Një 16-vjeçar i zhdukur në det është gjetur sot i pajetë në brigjet e qytezës veriore franceze Calais, njoftuan autoritetet.

I riu nga Sudani kishte rënë nga gomonia me të cilën tentonte të kalonte drejt Britanisë. Ai dhe një shok i tij besohet se kishin tentuar të kalonin ngushticën me një barkë të vogël me rrema, tha prokurori i Boulogne-sur-Mer, Philippe Sabatier.

Ndërsa shoku i tij u gjet i gjallë por në gjendje të shokuar në të njëjtin plazh, sipas mediave lokale. Autoritetet franceze thanë se lajmi thekson nevojën urgjente për eliminimin e trafikut njerëzor në ngushticë, ku trafikantët përfitojnë nga dëshpërimi i njerëzve.

Tragjedia vjen teksa një numër i madh refugjatësh po kalojnë nga brigjet franceze drejt Britanisë, duke shkaktuar tension mes dy qeverive mbi përgjegjësitë e secilës.

Sot në mëngjes në qytetin bregdetar britanik Dover, rreth 50 refugjatë arritën me një barkë, mes të cilëve kishte dhe fëmijë.

FOTO GALERI
3/4
Nje numer rekord njerezish kane tentuar te kalojne ngushticen muajt e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA