Policia Rrugore “zbret në terren”/ 5444 masa administrative dhe 18 automjete të bllokuara në 48 orë 28/08 14:21
Ashtu si Dua dhe Rita, edhe Bebe Rexha bën shpesh protagonistë të rrjeteve sociale familjen e saj.
Këtë herë këngëtarja me origjinë shqiptare ka zbuluar përmes një videoje të postuar në instastory se babai i saj nuk është aspak dakord me gjërat që poston.
Flamur Rexha, babai i këngëtares nuk është shumë suportues kur Bebe duhet të zhvishet për ndonjë klip ose koncert. Në një video të fundit që ajo e ka publikuar, dëgjohen kritikat e të atit i cili i tërheq vëmendjen për të qenit seksi.
“Ti mund jesh seksi dhe gjithçka, por të kesh klas dhe të tregohesh e zgjuar… Para se të bësh diçka fol me mamanë tënde. Nëna jote është shumë …”, dëgjohet në videon e publikuar nga Bebe.
Top Channel