Gruaja “e vdekur” ringjallet në morg duke terrorizuar punonjësit

19/08/2020 17:39

Një pensioniste është ringjallur nga vdekja në morgun e një spitali në Rusi.

81 vjeçarja Zinaida Kononova, u shpall e vdekur pas një operacioni në zorrë në spitalin e rajonit qendror të Gorshechensky.

Familja e saj dha njoftimin e vdekjes dhe nisi organizimin e funeralit. Ajo ishte vendosur në morgun e spitalit në orën 1:10 të mëngjesit të 14 gushtit.

Por rreth orës 8.00 të mëngjesit punonjësja e turnit pësoi “tronditjen e jetës” kur e gjeti të moshuarën në dysheme duke u përpjekur të ngrihej.

Shoferi i një ambulance kishte dëgjuar zhurmën dhe hyri në ndërtesë, ku kishte parë punonjësen “e terrorizuar” që i thoshte: “Qetësohu gjyshe, shtrihu, rri e qetë”.

Shoferi i ambulancës besonte se punonjësja ishte “çmendur” dhe se po fliste më të vdekurit, por më pas ai pa se gruaja e moshuar kapi dorën e punonjëses dhe i lutej për ndihmë.

Zinaida u mbulua më pas me batanije dhe u shtrua në kujdesin intensiv.

Spitali i telefonoi mbesës së saj Tatiana duke i thënë: “Kemi një situatë të pazakontë. Halla juaj është gjallë!”

Tatiana erdhi më nxitin dhe u lumturua që halla e saj ishte gjallë. Doktorët i thanë se Zinaida kishte qenë e monitoruar në vdekje klinike për 15 minuta, dhe më pas “ishte kthyer nga bota tjetër”.

“Fillimisht ajo nuk më njohu dhe nuk mbante mend për operacionin,” tha Tatiana. “Por më fliste për një problem të vjetër me gjurin.”
Më vonë ajo e kishte marrë veten.

Doktori dhe anestetisti u thanë familjarëve se Zinaida ishte dërguar në morg një orë e 20 minuta pas vdekjes, në vend të dy orëve siç diktojnë rregullat.

Pensionistja e rikthyer në jetë është dërguar tashmë në Kursk trajtim.

Kreu i spitalit të Gorshechensky, Roman Kondratenko është shkarkuar për incidentin dhe sipas raportimeve, të afërmit do të padisin autoritetet.

Kreu mjekësor në detyre Alexander Vlasov tha: “Për 30 minuta pacientja nuk reagoi ndaj masave të rindërgjegjësimit, prandaj doktori vendosi për vdekje biologjike”.

FOTO GALERI
2/4
Por rreth orës 8.00 të mëngjesit punonjësja e spitalit Gorshechensky pësoi "tronditjen e jetës" kur e gjeti të moshuarën duke u përpjekur të ngrihej.

Top Channel