Kryeqyteti i Libanit, Bejruti, u trondit nga një shpërthim i madh që ndodhi pasditen e katër gushtit, e që i mori jetën 180 personave e plagosi 6.000 të tjerë.
Si pasojë e shpërthimit, e cila u shkaktua nga një sasi tonelatash nitrati amoniumi, e konfiskuar dhe e vendosur në një depo pranë një porti detar, më shumë se 300.000 persona humbën shtëpitë e tyre.
Së fundmi, në rrjete sociale janë duke qarkulluar foto të të lënduarve. Ata shihen me fasha në fytyrë, me nxirje dhe të çara të konsiderueshme. Një prej të mbijetuarve, Shadi Rizik, 32 vjeç, me profesion inxhinier, ka pësuar si pasojë e shpërthimit dëmtime të mëdha, ai u shpreh për mediat se është një mrekulli që ai është ende në jetë.
“Shenjat që më janë “gdhendur” në trup janë dëshmi e historisë së hidhur që kaluam. Dua të largohem nga Libani dhe të iki në Kanada. Nuk ndihem mirë këtu, jam i pasigurt. Zoti më dha një tjetër jetim një shans të dytë që unë dua ta jetoj larg nga ky vend”, u shpreh 32 vjeçari.
Ndërkohë edhe imazhe të personave të tjerë të lënduar janë bërë virale.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Top Channel