Gjykata italiane: Prindërit nuk janë të detyruar të mbështesin financiarisht fëmijët e rritur

18/08/2020 19:57

Gjykata e Lartë italiane tha sot se fëmijët e rritur nuk kanë të drejtë automatike të kërkojnë mbështetje financiare nga prindërit e tyre, edhe nëse nuk janë në gjendje të mirë ekonomike.

Gjykimi i marrë disa javë më parë, i publikuar sot nga gjykata e Romës vendosi kundër ankimimit të një 35 vjeçari mësues muzike, që kërkonte ende mbështetje financiare nga prindërit, pasi sipas tij rroga prej rreth 20,000 euro në vit nuk ishte e mjaftueshme.

Kryesuesja e panelit gjykues Maria Cristina Giancola, shkruante në argumentimin e saj se “duke reduktuar ambicjet e adoleshencës, fëmija i rritur ka më shumë shanse të gjejë një rrugë për të mbështetur veten e tij.”

Vendimi i jep fund një çështjeje pesë-vjeçare, duke anulluar një vendim të gjykatës së Toskanës qe tha se ankimuesi kishte të drejtë për një pension prej 300 euro në muaj nga prindërit.

Ligjet në Itali mbrojnë fëmijët kur ata kanë paaftësi fizike apo mendore.

Por Giancola shkruante se mbështetja e prindërve nuk mund të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë dhe se vështirësitë për gjetjen e vendit të punës nuk janë një justifikim.

Sipas një studimi të 2019 të Institutit Italian të Statistikave (Istat), rreth 64.3% e të rinjve italianë nga 18 deri në 34 jetojnë ende në shtëpi me prindërit e tyre.
Nga këta vetëm 36.5% ishin studentë dhe 38.2% ishin të punësuar, kurse 23.7% ishin duke kërkuar punë.

Papunësia te të rinjtë qëndron në 30%, sipas Istat.

Avokati Gian Ettore Gassani, tha se vendimi është një paralajmërim për të gjithë, dhe se inkurajon të rinjtë të ecin me këmbët e tyre në jetë.

FOTO GALERI
2/3
Rreth 64.3% e të rinjve italianë nga 18 deri në 34 jetojnë ende në shtëpi me prindërit e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA