Një i moshuar 84-vjeçar është duke luftuar për jetën pasi u sulmua barbarisht nga një grup grabitësish.

Fotografitë e bëra virale shfaqin burrin me plagë të tepërta në trup e tërësisht të gjakosur. Ai është sulmuar në oborrin e shtëpisë, në Perth të Australisë. Nuk dihet shumë në lidhje me ngjarjen, pasi ajo ka ndodhur orët e vona të natës dhe nuk ka pasur dëshmitarë të tjerë. Ndërsa i moshuari ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe policia deri më tani nuk ka pasur mundësi të marrë dëshminë e tij. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe policia lokale.

“Na kanë shteruar fjalët për këtë rast, jemi të shokuar. Një 84-vjeçar që jeton i vetëm të sulmohet aq barbarisht?! Njerëzit nuk ndihen të sigurt të jetojnë në shtëpitë e tyre. Nuk kemi pasur mundësi për të folur me të lënduarin, pasi ai ndodhet në gjendje kritike në spital”, u shpreh një zëdhënës i policisë

Policia ndërkaq ka sekuestruar kamerat e sigurisë së ambienteve përreth shtëpisë së të moshuarit, gjithashtu u ka bërë thirrje dhe qytetarëve nëse kanë dijeni për rastin të njoftojnë autoritetet.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA