Brad Pitt e Jennifer Aniston do të jenë bashkë përsëri në ekran pas 19 vjetësh

18/08/2020 20:55

Fansat e Brad Pitt e Jennifer Aniston kanë arsye për t’u emocionuar pasi ish-çifti do të jenë bashkë në ekran pas 19 vjetësh.

Ata janë mes një liste të gjerë artistësh të famshëm që do të interpretojnë me zërin e tyre në një komedi bamirësie, për organizatës e ndihmave të emergjencës CORE, e krijuar nga aktori Sean Penn. Në event Brad e Jennifer do të lexojnë pjesë nga filmi i njohur amerikan i vitit 1982 ‘Fast Times at Ridgemont High’ së bashku me aktorë të tjerë si Julia Roberts, Morgan Freeman, Henry Golding e Mattheë Mçonaughey.

Sean Penn ka luajtur fillimisht në film kur ishte adoleshent. “Gjithmonë më pëlqen një e qeshur. Kështu që të mblidhesh me këto njerëz të talentuar për t’i mbledhur fonde për organizatën është shumë produktive”, thote aktori.

Por me siguri më shumë se mbi të tjerët sytë e publikut do të jenë te Brad e Jen, veçanërisht pas zhurmës së krijuar pas takimit të tyre emocional në mbrëmjen e çmimeve SAG në fillim të vitit, ku Brad u emocionua nga fjalimi i pranimit të çmimit nga Jennifer aq sa tha “Oh, wow”.

Herën e fundit kur ata kanë luajtur bashkë ishte në serialin Friends në 2001 ku Rachel Green (e luajtur nga Jennifer) zbulon se Will (Brad Pitt) do të ishte pjesë e klubit të Ross Geller (i luajtur nga David Schwimmer).

Brad e Jen u lidhën bashkë fillimisht në 1998 dhe u martuan për pesë vjet, nga 2000 deri në 2005 para se të njoftonin ndarjen.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel