Amerikania gjendet e masakruar pasi shkoi në Meksikë të takonte të dashurin

18/08/2020 18:11

Një vajzë e re nga SHBA, nënë e dy fëmijëve, u gjet e vdekur dhe me trup të përdhosur disa ditë pasi kishte shkuar të takonte të dashurin në Meksikë.

23 vjeçarja Lizbeth Flores u shpall e humbur nga e ëma Maria Rubio e cila për herë të fundit kishte kontaktuar me të në 9.

Atë ditë ajo kishte shkuar në qytetin kufitar meksikan të Matamoros dhe më vonë pritej të rikthehej në shtëpinë e saj në Brownsville, Texas.

Por trupi i 23-vjeçares u zbulua më 11 gusht me shenja torture, dhe me dhëmbët e shkulur me forcë mes të tjerave.
Në skenë kishte gjithashtu shenja se ishte goditur me gurë.

Zonja Rubio thotë se është e tmerruar nga ideja se çfarë mund të ketë kaluar bija e saj dhe tashmë shpreson të rikthejë në vend trupin.

Në një intervistë me mediat lokale Maria tha: “Të humbasësh një fëmijë është si të të shkulin zemrën. Jam shumë e trishtuar për atë që i kanë bërë time bije. Ajo që vajza ime ka kaluar në atë kohë, është dhimbja ime”.

Tashmë nëna kërkon ndihmë nga zyrtarët amerikanë dhe meksikanë për të riatdhesuar trupin e bijës së saj.

Autoritetet në Meksikë ende nuk kanë bërë asnjë arrestim për vrasjen.

Flores kishte mbaruar shkollën e mesme Los Fresnos dhe lë pas dy fëmijë.

FOTO GALERI
2/5
Trupi i 23-vjeçares u zbulua më 11 gusht me shenja torture, dhe me dhëmbët e shkulur me forcë

Top Channel