“S’ka më virus, nuk më intereson nëse jam pozitiv”/ Italianët “tërbohen” në lokalet e natës në Kroaci (Video)

16/08/2020 17:52

Megjithëse Italia është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në botë, të rinjve të këtij vendi duket se nuk u intereson ky fakt.

Në një reportazh të realizuar nga “Radio Uno”, shfaqen të rinjtë italianë, teksa frekuentojnë klubet e natës në Kroaci, e ku shihet qartë se distancimi social nuk respektohet. Radio Uno raportoi për lokalet e mbushura të natës, të cilët kanë klientë dy herë më shumë sesa lejohen në kohë pandemie, ndërsa të rinjtë flasin pa hezitim para kamerave.

“S’ka COVID, s’ka më koronavirus”, thotë një vajzë e re dhe kur u pyet nga gazetarja nëse është në dijeni të fjalëve që po shqipton, ajo përgjigjet: “Po, jam shumë e vetëdijshme”.

Sipas të dhënave të fundit, Italia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 574 raste të reja të të infektuarve me koronavirus dhe disa prej tyre janë të sapokthyer nga pushimet në Kroaci, Greqi dhe Maltë.

Por, kjo nuk po i shqetëson italianët e rinj, ku një prej tyre thotë se: “do të bëj nesër testimin dhe nëse jam pozitiv, nuk shqetësohem. Koronavirusi nuk do të vrasë të rinjtë nën 20 vjeç”.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel