Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Pasditen e 4 gushtit, Bejruti shënoi një nga ngjarjet më të hidhura në historinë e saj, pasi një shpërthim i madh i ndodhur pranë një porti, i mori jetën 173 personave, si dhe plagosi e la të pastrehë mijëra të tjerë.
Sipas raportimeve dhe të dhënave zyrtare deri më tani, shpërthimi është shkaktuar nga 2.750 tonë nitrat amoniumi, të konfiskuara në një depo pranë portit. Pas shpërthimit, mijëra qytetarë kërkuan dorëheqjen e qeverisë, duke i akuzuar pushtetarët si persona të korruptuar.
Kërkesa e tyre u dëgjua dhe qeveria në pushtet e dha dorëheqjen, por ajo që mbeti janë mijëra shtëpi të shkatërruara dhe të kthyera në rrënoja. Megjithatë, disa banorë në pamundësi për t’u strehuar tjetërkund kanë zgjedhur të flenë brenda gërmadhave… Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme
Top Channel