Një propozim i pazakontë për martesë është konsideruar ai i britanikut Toni Shard, i cili teksa mbante një unazë, iu ul të dashurës në gjunjë, në një pistë akulli.
Toni është një lojtar hokej, ndërsa e fejuara e tij, Nadine Fontaine-Palmer, një artiste patinazhi. Ato janë njohur për herë të parë në një pistë akulli, prandaj ai vend për to ishte i një rëndësie të veçantë. Në këtë rast duhet përgëzuar Toni, i cili gjeti vendin, kohën dhe mënyrën e duhur për të rrëmbyer po-në e një hapi kaq vendimtar siç është martesa.
“Ne jemi njohur për herë të parë këtu, mbi këtë pistë akulli. Nuk vonoi shumë dhe ne u lidhëm. Që në momentin që kaluam takimet e para e ndjeva që Nadine është e duhura, si një mirazh mu shfaq propozimi për martesë. Në përfytyrimin tim e gjitha ishte kështu, unë në gjunjë në këtë pistë akulli duke marrë po-në e dashurisë time. Tani që erdhi ndihem shumë i lumtur dhe mezi pres të përcaktojmë datën e dasmës”, u shpreh Toni.
Top Channel