Mamdani “mund” Donald Trump, kandidati demokrat bëhet kryebashkiak i Nju Jorkut: Qyteti i ndërtuar nga emigrantët, tani do drejtohet nga një i tillë 05/11 07:10
Një maçok në SHBA është kthyer në shqetësimin më të madh të një lagjeje të tërë, pasi kafsha shkon shtëpi më shtëpi dhe rrëmben këpucë.
Në fillim të muajit, pronari i maçokut, BJ Ross, krijoi një grup me të gjithë fqinjët në rrjetin social “Facebook”, për t’i kthyer këpucët e rrëmbyera nga maçoku i quajtur Jordan. Deri më tani në shtëpinë e Ross-it janë grumbulluar mbi 50 këpucë të ndryshme dhe misioni i tij tashmë është të gjejë pronarët e tyre.
“Nëse e njihni maçokun tim Jordan, e dini se atij i pëlqen të më sjellë këpucë në shtëpi”, ka shkruar Ross në grup.
Ross tanimë duket se e ka gjetur zgjidhjen, i ka vënë një gjurmues GPS-je maçokut për të gjurmuar të gjithë lëvizjet e tij.
Top Channel