Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Një maçok në SHBA është kthyer në shqetësimin më të madh të një lagjeje të tërë, pasi kafsha shkon shtëpi më shtëpi dhe rrëmben këpucë.
Në fillim të muajit, pronari i maçokut, BJ Ross, krijoi një grup me të gjithë fqinjët në rrjetin social “Facebook”, për t’i kthyer këpucët e rrëmbyera nga maçoku i quajtur Jordan. Deri më tani në shtëpinë e Ross-it janë grumbulluar mbi 50 këpucë të ndryshme dhe misioni i tij tashmë është të gjejë pronarët e tyre.
“Nëse e njihni maçokun tim Jordan, e dini se atij i pëlqen të më sjellë këpucë në shtëpi”, ka shkruar Ross në grup.
Ross tanimë duket se e ka gjetur zgjidhjen, i ka vënë një gjurmues GPS-je maçokut për të gjurmuar të gjithë lëvizjet e tij.
Top Channel