Kriza mes Ukrainës dhe Polonisë thellohet, Zelensky kthen urdhrin më të lartë shtetëror pas deklaratave të presidentit polak
Një mësuese 23 vjeçe nga Australia, është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me nxënësin e saj 14-vjeçar.
Mësuesja e ka shoqëruar për në shtëpi djalin me makinën e saj, e gjatë rrugës së kthimit ka ndalur për pak momente në një park, ku dhe dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale. Mësuesja e identifikuar si Monica Elizabeth Young, është filmuar nga kamerat e sigurisë përgjatë rrugëve, duke hyrë në park së bashku me djalin, megjithatë ajo e mohon me forcë që të ketë abuzuar me të.
Ngjarja tronditëse thuhet se është raportuar nga shoku i klasës së 14-vjeçarit, njëherazi nxënës i Young-ut. Policia është bazuar në dëshminë e tij për të nisur më tej hetimet. Ndërkohë që raportohet se kjo nuk është hera e parë që mësuesja akuzohet për veprime të këtij lloji, pasi dhe në të kaluarën janë regjistruar episode të ngjashme.
Top Channel