“Keqardhje e thellë” Perandori i Japonisë shënon 75-vjetorin e kapitullimit të luftës

15/08/2020 20:38

Japonia ka shënuar sot 75-vjetorin e kapitullimit të saj në Luftën e Dytë Botërore teksa perandori Naruhito shprehu “keqardhje të thellë” për veprimet e vendit të tij gjatë kohës së luftës, në një ceremoni solemne, të kufizuar gjithashtu prej pandemisë së koronavirusit.

Naruhito në fjalën e tij zotohej të reflektonte mbi ngjarjet e luftës dhe shpresoi se tragjedia nuk do të përsëritet më. Në fjalën e kryeministrit Shinzo Abe nuk kishte kërkesë ndjese por falenderoi për sakrificën e të rënëve japonezë të luftës.

“Duke reflektuar për të kaluarën dhe me ndjenjë keqardhjeje të thellë, unë shpresoj sinqerisht që masakrat e luftës të mos përsëriten më kurrë,” tha Naruhito për përvjetorin e dorëzimit të Japonisë më 15 gusht 1945.

Mes kufizimeve të virusit dhe reduktimit të veteranëve të moshuar të luftës, ceremonia e sotme ishte reduktuar në vetëm 500 pjesemarrës nga 6,200 që erdhën vitin e kaluar për mbajtjen e minutës së heshtjes.

Naruhito ka premtuar të ndjekë hapat e babait të tij i cili i kushtoi 30 vjet kompensimit për luftën e kryer në emër të Hirohitos, gjyshit të perandorit aktual.
Kryeministri Abe tha se paqja që Japonia gëzon sot është ndërtuar mbi sakrificat e atyre që vdiqën në luftë dhe u zotuar se vendi do të reflektojë nga mësimet e historisë.

Ai përmendi dëmin e shkaktuar ndaj Japonisë dhe popullit të saj, duke përfshirë bombardimin atomik nga SHBA të Hiroshima e Nagasaki, bombardimin me zjarr në Tokio dhe betejën mizore të Okinawa.

FOTO GALERI
2/5
Në fjalën e kryeministrit Shinzo Abe nuk kishte kërkesë ndjese por falenderoi për sakrificën e të rënëve japonezë të luftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA