Emiratet e bashkuara arabe u bënë vendi i parë i gjirit arab që arrin një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, duke i dhënë fund kështu viteve kontakte diskrete mes dy vendeve në tregti dhe teknologji.
E ashtuquajtura marrëveshja Abraham, e njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump të enjten, siguron angazhimin e izraelit për të ndaluar aneksimet e mëtejshme të tokave palestineze në bregun e okupuar perëndimor.
Sidoqoftë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se ai ka pranuar të vonojë aneksimin si pjesë e marrëveshjes me emiratet e bashkuara por planet mbeten në tryezë. Emiratet e bashkuara arabe janë po ashtu vendi i tretë arab që arrin një marrëveshje të tillë me Izraelin pas Jordanisë dhe Egjiptit.
Por, leadership palestinez e ka refuzuar dhe denoncuar marrëveshjen surprizë duke e konsideruar atë një tradhti ndaj Jerusalemit, Al Aqsa-s dhe kauzës palestineze. Për të tjerë, njoftimi i emirateve të bashkuara arabe është ekuivalent i shitjes nga një mik.
Hamasi e refuzoi po ashtu marrëveshjen duke thënë se ajo nuk i shërben kauzës së palestinezëve. Ministri i shtetit për çështjet e jashtme në emiratet e bashkuara arabe ka mbrojtur marrëveshjen duke thënë se ndërsa vendimi për paqe mbetet në duart e palestinezëve dhe izraelit, nisma e princit të kurorës Mohammed Bin Zayed, përmes ndalimit të aneksimit të tokave palestineze ofron më shumë mundësi për arritjen e zgjidhjes dy shtetëshe.
Jordania dhe Egjipti e mirëpritën marrëveshjen ndërkohë që Irani e dënoi ashpër atë duke e quajtur një akt idiotllëku strategjik që vetëm do të forcojë rezistencën. Ndërkohë Turqia tha se historia nuk do ta harrojë dhe as nuk do ta falë sjelljen hipokrite të emirateve të bashkuara arabe në arritjen e kësaj marrëveshjeje.
Populli dhe administrata palestineze me të drejtë e kanë refuzuar marrëveshjen – tha ministria e jashtme turke për të cilën ajo ishte tradhti ndaj kauzës palestineze për hir të interesave të ngushta të emirateve. Ndërkohë Evropa e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes duke e quajtur atë historike.
Top Channel