Një plan pandemik i vjetruar mund të ketë kontribuar në mijëra viktima të Covid 19 në Itali, sipas një raporti që do ti prezantohet prokurorëve që po hetojnë gabimet e supozuara të autoriteteve italiane.
Italia kishte një plan të vjetër dhe të papërshtatshëm sipas raportit me 65 faqe të hartuar nga gjenerali në pension Pier Paolo Lunelli dhe që është parë nga Guardian. Lunelli vlerëson se deri në 10 mijë nga mbi 35 mijë viktimat në Itali mund ti atribuohen mungesës së protokolleve të përshtatshme anti pandemi.
Autoritetet italiane nuk kanë përditësuar planin pandemik të vendit në 2017, kur organizata botërore e shëndetësisë dhe qendra evropiane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve prezantuan udhëzime të reja. Një plan pandemik për gripin, i botuar në faqen e internetit të ministrisë italiane të shëndetësisë tregon se është apdejtuar për herë të fundit më 15 dhjetor 2016 e madje mund të ishte krijuar që në janar 2006. Në raportin e tij, Lunelli ka krahasuar planin e Italisë me atë të vendeve të tjera evropiane.
“Ne nuk jemi të vetmit me një plan të vjetër”, thotë ai, “dallimi është se ne ishim i pari vend evropian që u goditëm nga virusi ndërkohë që të tjerët patën kohë të bënin plane”. Britania e madhe kishte një plan anti pandemik të veçantë që do të ishte në gjendje të vinte nën kontroll virusin edhe më mirë se gjermania.
Britania konsiderohej si një nga vendet lider në botë për planifikimin e pandemive, madje e renditur e dyta në botë pas SHBA, por bashkë me këtë të fundit, janë kritikuar shumë për hendekun mes teorisë dhe veprimit. Kështu, Britania e Madhe ishte në situatën më të mirë të mundshme por bëri protuberancën më të keqe.
Një hetim ka nisur në itali për të zbardhur nëse ka pasur neglizhencë nga autoritetet. Pas raportit të Lunellit, grupi Noi Denunceremo, thotë se do të paraqesë një tjetër padi kundër të gjithë kryeministrave dhe ministrave shëndetësisë të Italisë që nga 2013 që nuk kanë rifreskuar planin pandemik.
Top Channel