Vdes 15 vjeçarja pas ndërhyrjes dentare rutinë për vendosjen e telave të dhëmbëve

13/08/2020 20:16

Një vajzë adoleshente ka vdekur pas operacioni dentar për vendosjen e telave të dhëmbëve në Britani.

Denisa Alexandra Stefanoaia vdiq në një spital të Londrës prej komplikacioneve për heqjen e katër dhëmbëve, u tha sot në gjyqin për ngjarjen e rëndë, ku mbrojtja pretendonte se 15-vjeçarja nga Watford ishte obese, kishte asmë të butë dhe apnea të gjumit, çka ndalon frymëmarrjen normale gjatë gjumit.

Vajzës iu tha se procedura nuk do të zgjaste më shumë se një orë dhe u vu nën anestetik të përgjithshëm, nga i cili nuk u zgjua më kurrë.

Duke dhënë dëshminë e tij Dr Atheer Ujam, i cili kreu procedurën, tha se Alexandra ishte një person me rrezikshmëri të lartë, por nuk ishte i shqetësuar për procedurën. Ai tha: “Unë u takova me të dhe të atin para procedurës dhe ata ishin shumë pozitivë dhe se dhëmbët e Alexandra do të drejtoheshin”.

Procedura zgjati 19 minuta dhe dentisti e konsideronte mjaft normale.

Dr Ujam e përshkroi procedurën të thjeshtë por më vonë vërejti se Alex kishte kafshuar tubin endo-trakeal dhe nuk po merrte frymë.

Ajo u dërgua më pas në kujdes intensiv dhe pas pesë ditësh u shpall e vdekur, prej mungesës së oksigjenit në tru.

Nëna e vajzës Angelica Stefanoaia tha se kishte humbur miken e saj më të mirë. “Kam qarë çdo ditë që kur ka vdekur. Iu luta të bënin gjithçka për ta shpëtuar por më thanë se ajo nuk mund të zgjohet. Nuk e kisha menduar kurrë se mund të vdiste. Asnjë familje tjetër nuk duhet të kalojë këtë dhimbje të tmerrshme”.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
3/3
Nëna e vajzës Angelica Stefanoaia tha se kishte humbur miken e saj më të mirë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA