Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë pajtuar për normalizim të marrëdhënieve, ka njoftuar presidenti amerikan, Donald Trump.
Përmes një deklarate të përbashkët të Trumpit, kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe princit të kurorës në Abu Dabi, Mohammed bin Zayed, liderët kanë thënë se shpresojnë që “kjo pikë kyçe historike do të çojë përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme”.
Ndërkohë kryeministri Rama u shpreh se kjo është “frymëzuese”: Kjo është me të vërtetë frymëzuese dhe uroj me gjithë zemër që të frymëzojë të tjerët në rajon të ndjekin me të njëjtin frymë dhe të punojnë së bashku për një të ardhme të përbashkët të të gjithë njerëzve të tyre.
Kjo është vetëm marrëveshja e tretë për paqe e nënshkruar ndonjëherë mes Izraelit dhe vendeve arabe, prej shpalljes së pavarësisë së Izraelit më 1948.
Top Channel