Dëshironin djalë, çifti braktis vajzën e porsalindur në koshin e mbeturinave

13/08/2020 09:30

Një vajzë e porsalindur është gjetur e braktisur në një kosh mbeturinash në jug të Kinës. Dyshohet se prindërit e saj e kishin lënë aty, pasi dëshironin djalë.

Sipas raportimeve foshnja ishte braktisur nga babai i saj vetëm pak orë pasi kishte ardhur në jetë, sepse familja tanimë i kishte dy vajza. Prania e vajzës në afërsi të koshit u vu re nga një pastrues rruge, i cili sapo e pa telefonoi menjëherë policinë.

Prindërit e të miturës janë arrestuar menjëherë nga policia dhe mbi to rëndon akuza e braktisjes. Në polici, nëna e fëmijës, e identifikuar si një 21-vjeçare e quajtur Li, tregoi se ajo dhe familja e burrit ishin zhgënjyer së tepërmi kur zbuluan se kishte lindur vajzë. Ndërsa babai i quajtur Zhang, rrëfeu para hetuesve se “ëndrra e tij për të pasur një djalë u copëtua” kur lindi vajza e tretë.

Të pasurit djalë në familje, lidhet me një traditë të lashtë kineze, në të cilën thuhet se ai do të mbajë lart emrin e familjes.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA