Spektakël në qiell/ Shiu i meteorëve arrin kulmin! (FOTO)

12/08/2020 14:25

Vëzhguesit e qiellit kishin mundësinë të shihnin një nga spektaklet më të mëdha të dritave kozmike gjatë natës së shkuar, me shiun e meteorëve Perseid që arriti kulmin.

Shiu i përvitshëm i meteorëve, i famshëm për numrin e madh të yjeve që bien, shkaktohet nga mbetjet e kometës Suift Tatëll, që lëviz në qiell nga fundi i korrikut deri në fund të gushtit për të arritur kulmin pikërisht në orët e para të 12 gushtit.

Ndaj, ishin të shumtë ata që qëndruan zgjuar, ose u zgjuan para agimit për të patur mundësinë të shihnin meteorët dhe topthat e zjarrit. Këta të fundit shkaktohen nga pjesëzat më të mëdha të materialit të kometës dhe mund të qëndrojnë në qiell më gjatë se sa një meteor. Fatkeqësisht, hëna e shndritshme, pengoi pakëz spektaklin duke reduktuar shikueshmërinë e meteorëve në krahasim me shkallën e zakonshme të mbi 60 meteorëve për orë në 15 deri në 20 në orë. Mundësia më e mirë për ta ndjekur spektaklin ishin zonat me ndotje të vogël nga dritat.

Shiu i meteorëve Perseid vjen menjëherë pas kometës Neouajz, që bëri një vizitë të rrallë pranë tokës gjatë muajit korrik. Kometa i dha vëzhguesve të qiellit shansin të vëzhgonin vazhdën që ajo lë pas por do të duhen rreth 7 mijë vite të tjera që njerëzit të mund ta shohin sërish nga toka.

 

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA