Olsjana Ajdini, pasionin që kishte për lulet, e ktheu në biznes. E reja nga Tirana, studimet universitare i ka përfunduar për inxhinieri matematike, profesion të cilin nuk e ushtroi kurrë. Rastësia deshi që tufa e luleve që dhuroi për të afërmën e saj, i dha idenë e balsamosjes së luleve.
” Ky biznes lindi pas një buqete me lule natyrale të dhuruara dhe kur e pashë që doli aq e bukur dhe për 4 ditë do të hidhej në plehra. Shoh trëndafilat që më kishte dhuruar im shoq dhe thashë, pse mos të hap diçka me lulet e thara. ”
Një vit më parë e reja nga Tirana hapi një faqe instagrami dhe vendosi të publikonte kornizat me lule.
” Punimet e para janë bërë në shtëpi dhe natën, pasi ditën duke qenë së isha më dy fëmijë të vegjel njëri 2 e gjysmë, vajza sapo kishte lindur, ishte e pamundur. Vetëm kur flinin ato punoja unë. ”
Kërksat e shumta të klietëve e detyruan Olsajnën të bëntë trajnime për mënyrën se si duhen kombinuar dhe kompozuar lulet.
” Jam natyre detajiste dhe mendova se kjo gjë do të më jepte përparësi. Por realisht ngeca pasi unë nuk e dija procesin e tharjes së luleve, dhe kombinimin e ngjyrave nuk dija ta bëja. mund desh të bëja kurse onlinë që të mësoja. I fundit ka qenë për floris disanger. ”
Sot një vit më pas, ajo gëzon punishten e saj të vogël, në të cilën ka 3 të punësuar.
Top Channel