Përmes një video-mesazhi, Dr. Nevila Gjermeni u bëri thirrje qytetarëve që të vendosin maskën dhe të bëjnë ç’të munden për të lehtësuar vuajtjen e familjarëve të tyre, por dhe të mjekëve.
“Kam që dje në orën 7 e 30 që kam dalë nga shtëpia. Gjë që e bëj pothuajse çdo ditë në këto 5 muaj. Është e lodhshme për ne, sfilitëse për pacientët”, shprehet Gjermeni.
Më tej apelon:
“Bëni gjithçka që të kujdeseni për veten. Bëni gjithçka që të lehtësoni vuajtjen tuaja dhe të familjeve tuaja. Bëni gjithçka që të na lehtësoni punën. Bëni gjithçka që t’ia dalim. Vendoseni maskën! Është kaq shumë e rëndësishme.”
Mesazhi në fjalë u shpërnda nga ministrja Ogerta Manastirliu, e cila e shoqëroi videon me shkrimin:
“#RespektoRregullat Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit
Top Channel