Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Një baba është konsideruar hero në Florida të SHBA-ve, pasi shpëtoi vajzën e tij 4-vjeçare nga sulmi i një aligatori.
Vajza e Andrew Grande-s ishte duke peshkuar pranë një kanali, kur ai pa një aligator shumë pranë saj. Sapo pa prezencën e zvarranikut, Andrew u vendos menjëherë në lëvizje, vrapoi me shpejtësi mori vajzën dhe hyri brenda shtëpisë së tyre, ku qëndruan të sigurt.
“Aligatori ishte më i madhi që kemi parë ndonjëherë. Zakonisht ato mbajnë distancën e tyre. Madje askush nuk e di se ata janë atje, por qëllimet e këtij aligatori ishin ndryshe. Aligatori ishte mjaft i gjatë dhe peshonte 270 kilogramë”, u shpreh Andrew.
Top Channel