Video/ Madonna bëhet nostalgjike, kujton periudhën më ikonike të karrierës së saj dhe kërcen nën ritmet e “Thief of Hearts” 04/02 22:55
Një zjarr masiv ka përfshirë një ndërtesë në Çeki, duke lënë të vdekur rreth 11 persona, 3 prej të cilëve fëmijë.
Raportohet se zjarri ka rënë në qytetin verilindor të Bohumin-it. Gjashtë persona vdiqën nga zjarri, ndërsa pesë të tjerë ndërruan jetë pasi u hodhën nga ballkoni i katit të 11-të, në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve.
Gjithashtu bëhet e ditur se 10 persona të tjerë u lënduan, përfshirë 2 zjarrfikës dhe 1 oficer policie. Në lidhje me ngjarjen ka pasur një reagim nga guvernatori i rajonit të Moravia-Silesia, i cili tha se zjarri dyshohet se është i qëllimshëm.
Top Channel