Një 43 vjeçare pasagjere e një prej mjeteve që u aksidentuan këtë mëngjes në aksin rrugor Elbasan- Peqin humbi jetën si pasojë e përplasjes.

Ngjarja ndodhi në fshatin Murras ku mjeti tip ” Skoda”, me drejtues një 45 vjeç, banues në Kuçovë, është përplasur me një tjetër mjet alfa romeo dhe një benz me targa të Maqedonisë së Veriut.

Të tre drejtuesit e mjeteve janë plagosur.

Njoftimi

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Murras mjeti tip ” Skoda”, me drejtues shtetasin A.I.,rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat është përplasur me mjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.B., banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja G.I.,43 vjeçe, banuese në Kuçovë, Berat e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”, si dhe janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve,jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel