Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Ajo që mund të konsiderohej si një fundjavë e qetë me familjen, u kthye në një tragjedi në Britaninë e Madhe. Një baba i shtatë fëmijëve, është mbytur në tentativë për të shpëtuar tre prej tyre që po mbyteshin në det.
Jonathan Stevens, ishte me bashkëshorten në breg në një plazh të Barmouth, ku fëmijët e tij filluan të kërkonin ndihmë. Ai menjëherë është vendosur në veprim dhe ka arritur që të shpëtojë fëmijët. Ndërsa trupi i pajetë i tij është nxjerrë këtë të hënë nga uji me ndihmën e autoriteteve, të cilat u angazhuan me helikopterë dhe varka.
“Ai për mua është një hero, sepse shpëtoi foshnjet tona. Të shtatë fëmijët e tij duhet të ndihen krenarë me të, sepse ai vdiq për të shpëtuar tre prej tyre. Ndihem e shkatërruar sepse kam humbur dashurinë e jetës sime. Nuk kam fjalë të përshkruaj dhimbjen, do ta ruaj gjithmonë në zemër kujtimin e tij. Do ta dua deri në përjetësi…”, u shpreh bashkëshortja e Jonathan, Laura Burford.
Top Channel