“Uji i Selitës” me makina të mbuluara/ Pas bllokimit të autoboteve nga policia, “stil i ri” i mjeteve që të bëjnë zgjimin

02/08/2020 20:01

Banorëve të zonës së Xhamllikut dhe lagjeve të tjera në Tiranë çdo ditë që në orët e para të mëngjesit u bëhet zgjimi nga ulërima të artopolantit që njofton mbërritjen e Ujit të Selitës.

Në rubrikën “Ti Raporton” në Top Channel kanë mbërritur një mori me ankesash dhe videosh që tregojnë tregtimin ilegal të ujit nëpër kryeqytet nga autobote të palicensuar.

Bashkia e Tiranës dhe policia e shtetit muaj më parë bllokuan disa autobote me ujë selite, por keto video tregojnë së ky lloj biznesi i paligjshëm ka lulëzuar në kohë pandemie. Uji i autobotë që ofrohet tek konsumatori është i pakontrolluar, rastet kur ky ujë ka rezultuar me ngarkesë baktereologjikë nuk kanë qenë të pakta. Ky ujë që kushton më pak se ai i ambalazhuar, sjell probleme serioze për shëndetin e qytetarëve.

Në të shkuarën depozitat e këtyre automjeteve ishin lehtësisht të dallueshme, ndërkohë tani siç mund ta shihni në këtë filmim, pronarët e tyre për ti shpëtuar vëzhgimit të policisë bashkiake, kamionçinën e mjetit ku është vendosur depozita e kanë mbuluar me tendë. Uji i ngarkuar në këtë mjet nuk është i shoqëruar me fletë-analiza që të garantojë siguri tek konsumatori.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA