FOTO/ Mizore! Burri me tatuazhin e vajzës në ballë, vret pa mëshirë 3-vjeçaren

02/08/2020 15:22

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA. Një baba, besohet se ka rrahur barbarisht të bijën tre vjeçe dhe si rrjedhojë e mitura ka pësuar vdekje të menjëhershme.

Vogëlushja Olivia Ann Jansen, pasi është vrarë nga babai, Howard Jansen, është varrosur në një pyll. Policia ka rënë në gjurmët e këtij krimi, nga vetë babai, pasi ky i fundit e deklaroi të zhdukur vajzën. Jansen, mbante në fytyrë dhe një tatuazh me emrin e Olivias.

Gjykata e ka akuzuar burrin për vrasje të shkallës së parë, ndërsa edhe e dashura e tij është arrestuar nën akuzën e dhunës psikologjike ndaj të miturve. Sipas mjekëve ligjor, Olivia kishte plagë të shumta në këmbë e fytyrë, ndërsa në kokë i rridhte gjak, gjë e cila besohet se është dhe shkaku i vdekjes.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel